Teknologji

Instagram do ketë 1.56 miliardë përdorues deri në vitin 2027

Përdoruesit e Instagramit do të përbëjnë 26 për qind të përdoruesve globalë të mediave sociale deri në vitin 2027

Rritja mbresëlënëse e përdoruesve në Instagram pasqyron popullaritetin e tij të madh në mesin e përdoruesve, veçanërisht Generation Z dhe millennials, të cilët përbëjnë më shumë se 60 për qind të numrit total të përdoruesve.

Megjithatë, sipas Raportit të Përmbledhjes Globale Digital 2023, rreth 14 përqind e të gjithë përdoruesve të mediave sociale midis moshës 16 dhe 64 vjeç e renditën Instagramin si platformën e tyre të preferuar të mediave sociale, 0.1 përqind më shumë se Facebook.

Çuditërisht, TikTok doli i pesti në këtë listë, me një përqindje prej 6.1 përqind në mesin e të anketuarve.

I njëjti raport zbuloi se përdoruesit e Android shpenzonin mesatarisht 12 orë në muaj duke përdorur Instagram, sasia e dytë më e madhe e kohës në hapësirën e mediave sociale.

TikTok mbeti mbreti absolut në këtë kategori, me një mesatare prej 23 orë e 28 minutash të shpenzuara në aplikacion në një muaj, gati 20 për qind më shumë se një vit më parë.

Falë popullaritetit të tij të madh dhe bazës në rritje të përdoruesve, Instagram do të përbëjë një të katërtën e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të rrjeteve sociale, i cili parashikohet të arrijë në 5.85 miliardë përdorues deri në vitin 2027.

/Shqip.com