Ekonomi

Inspektoriati i Tregut shqyrton mundësinë për kompensim të qytetarëve që kanë blerë vaj me çmim të rritur

Çmimi i vajit

Qytetarëve, që e kanë blerë vajin me çmim të rritur, po shqyrtohet mundësia që t’iu kthehen paratë.

Kjo u bë e ditur nga zv.kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut, Lebibe Haliti në një përgjigje për SHQIP.com tha se për këtë janë duke i parë mundësitë ligjore.

“Jemi duke e konsultuar ligjin, edhe kjo do të jetë pjesë e aktiviteteve të inspektorëve. Ligji i Mbrojtjes së Konsumatorit e thotë, por jemi duke e konsultuar ende si bazë ligjore”, ka thënë Haliti.

Lexo edhe:
Konfirmon Ministria e Tregtisë: Marketet i fshehën produktet nëpër depo, rritën çmimet

Ajo ka treguar se bashkë me ATK dhe Inspektorët komunal kanë dale në teren në të gjithë Kosovën.

Përveç marketeve, ata janë duke inspektuar edhe pikat e derivateve të naftës.

“Sot të gjitha inspektorët janë në terren bashkë me ATK-në për derivate dhe markete, dhe të gjitha inspektorët komunal janë të angazhuar. Jemi të fokusuar edhe tek nafta edhe tek produktet esenciale, në krejt Kosovën”.

Lexo edhe:
Bizneset luajnë me çmime, Autoriteti i Konkurrencës jashtë funksionit

Halili shtoi se abuzimin më të madhe kanë vërejtur në produkte ushqimore.

“Kemi marrë shumë ankesa por edhe e kemi pa gjendjen vetë në terren, e këna vërtetu vetë gjendjen Janë mbyll dy depo shumë të mëdha dje që kanë pika shumë me shumicë dhe pakicë. Shqetësimi më i madh i qytetarëve është tek produktet esenciale. Njëherë për një herë abuzimi ma i madh është me çmimet e vajit ushqimor, për miellit e vezët jemi në verifikim.

Ndërsa, vetëm gjatë ditës së enjtes, 40 ankesa janë dërguar në adresë të Autoritetit të Konkurrencës.

Drejtori i Përgjithshëm këtij institucioni , Sakip Imeri për SHQIP.com ka thënë pjesa më e madhe ka qenë për rritjen e çmimit të vajit.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur rreth 40 ankesa kryesisht për vaj. Ne i kemi trajtuar këto ankesa dhe një pjesë të tillë i kemi përcjellë. Ankesa ka pasur edhe për çmimin e derivateve”.

Ai tha se në momentin që shkelet Ligji i Konkurrencës dhe konstatohet biznesi dënohet deri më 10 për qind të fitimit.

“Në momentin që konstatohet që ka shkelje të Ligjit të Konkurrencës, atëherë mundet me u marrë vendimi ndëshkues deri në 10 për qind të qarkullimit që ka pasur në bazë të shkeljes që ka bërë dhe konstatimi vjen nga komisioni”./SHQIP.com