Lajme

Inspektorati shqipton katër gjoba ndaj furrave të bukës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit për shkak të ankesave që ka pranuar nga qytetarët e Kosovës.

“Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.  Inspektorati i Tregut falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT dhe siguron qytetarët se do të jetë aktiv në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna”, thuhet në komunikatë.

Ministria ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi do të ketë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi. /Shqip.com