Ekonomi

Inspektorati ndalon importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me prejardhje nga Kina

Inspektorati ndalon importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me prejardhje nga Kina
Inspektorati ndalon importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me prejardhje nga Kina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka ndaluar importimin e 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, me arsyetimin se s’i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë.

Përveç ndalimit të importimit të kositëseve të barit, është ndaluar edhe ekspozimi e cigareve elektronike, si dhe ka bërë mbikëqyrjen e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, që është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionin në kuadër të MINT”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Inspektorati i Tregut ka shtuar prezencën e inspektorëve në treg, e që ka dhënë rezultate konkrete, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit. Inspektorët kanë vendosur për ndalimin e importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.

Gjithashtu është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, është bërë verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj.

Gjatë javës së kaluar Inspektorati ka kryer 55 kontrolle tek operatorët ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqytuar 98 ankesa të konsumatorëve.

Me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar. Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, që është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionin në kuadër të MINT.

Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës nëpër pikat shitëse me pakicë. Inspektorati i Tregut do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe do të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin në treg.

/Shqip.com