Lajme

Inspektorati me aksion kundër taksive ilegale

Drejtoria e Inspekcionit në qytetin e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion kundër taksive ilegale.

Ky aksion është zhvilluar në pika të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Drejtoria kanë bërë të ditur se ky aksion po zhvillohet me qëllim të mbarëvajtjes së komunikacionit.

Ky nuk është aksioni i parë nga ana e Drejtorisë së Inspekcionit.

/Shqip.com