Lajme

Inspektorati i Tregut në askion, marrin çmimet e pajisjeve për ngrohje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku me inspektorët komunal kanë zhvilluar inspektime në disa operatorë ekonomik me qëllim të verifikimit të çmimeve.

Në njoftimin që ka bërë MINT në Facebook, paraqiten edhe pamjet që inspektorët kanë vizituar disa vende me qëllim të prezantohen dokumentacionet e nevojshme për vërtetimin nëse ka ngritje të pajustifikueshme të çmimit të pajisjeve.

Në veçanti janë shikuar çmimet e pajisjeve si: Pompat termike, inverterët, kalldajat dhe stufat etj.

Sipas njoftimit të MINT, numri më i madh i inspektimeve është realizuar në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Mitrovicës dhe në disa komuna të vogla si Dragashi e Kaçaniku.

Krejt ky inspektim ka ardhur si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët specifik./SHQIP.com

/Shqip.com