Lajme

Inspektorati gjobit tri pika karburanti që nuk respektuan çmimin e naftës

Ilustrim nga një pomp

Tri pika karburanti janë gjobitur gjatë ditës së marte për shkak se nuk kanë respektuar çmimin e naftës.

Kjo është bërë e ditur nga Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektorati gjatë një aksioni ka kontrolluar gjithsej në 22 pika karburanti.

“Gjatë inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut të MINT në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka rezultuar që nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 Operatorë Ekonomikë është konstatuar që janë duke respektuar çmimet maksimale të lejuar, kurse 3 Operatorë Ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve, prandaj të njëjtët janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e MINT.

Kurse, në Komunën e Gjilanit inspektorët e tregut kanë konstatuar ngritje të çmimit të bukës.

Nga furrtarët në Gjilan, Inspektorati i Tregut ka kërkuar dokumentacion për të vlerësuar ngritjen e çmimeve.

“Inspektorët e tregut kanë verifikuar çmimet, deklaracionin dhe peshën e bukës. Me këtë rast është konstatuar që ka ngritje të çmimit të bukës prej 0.50 € në 0.60 €. Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme”.

Lexo edhe:
Inspektorati u jep tri ditë afat furrave në Gjilan që të arsyetojnë rritjen e çmimit të bukës

Për Shqip.com, kyreinspektorja e tregut, Lebibe Haliti ka thënë se iu është dhënë tre ditë kohë furrtareve në Gjilan që të dorëzojnë dokumentacionin në fjalë./Shqip.com