Lajme

Inspektohen punimet e Xhamisë Qendrore nga Rama dhe Naim Tërnava

Xhamia Qendrore në Prishtinë është në fazën ndërtimore dhe punimet po vazhdojnë edhe në kohën kur temperaturat janë të ulëta.

Por sot gjatë ditës janë bërë disa inspektime të këtyre punimeve nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe myftiu ef. Naim Tërnava.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i Ramës në rrjetin social Facebook.

“Bashkë me Myftiun Naim Tërnava, inspektuam punimet në Xhaminë Qendrore”, shkroi Rama.

Punimet kanë filluar në vitin 2020 kur u lëshua një leje ndërtimore e pjesshme ndërsa Rama dha lejen ndërtimore të plotë për ndërtimin e kësaj xhamie.

/Shqip.com