Lajme

Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër të qytetit

Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Këtë herë Drejtoria e Inspekcionit ka larguar terrasat ilegale në qendër të qytetit.

“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë)”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com