Lajme

Inspekcioni në Prishtinë ndërpret punimet pa leje të një objekti

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sot ka ndërprerë punimet rreth vendosjes së një konstruksioni pa leje.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Drejtoria e Inspekcionit.

‘’Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës (e shtunë) ka gjobitur dhe ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent’’ thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Objekti

Po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria e Inspekcionit edhe këtë rast do të vazhdojë ta trajtojë komfor me procedurat e parapara ligjore duke pasur si qëllim lirimin dhe ruajtjen e hapësirave publike kudo në qytetin e Prishtinës./Shqip.com