Sport Ndërkombëtar

Insigne do t’i mbush xhepat me para në Amerikë

Lorenzo Insigne

U largua nga Evropa – ani pse është vetëm 31 vjeçar.

Ani pse ishte kapiten i Napolit dhe njëri ndër sulmuesit më të mirë në Serie A, Lorenzo Insigne nuk mendoi dy herë kur një ofertë nga Amerika i erdhi.

Sulmuesi Italian u bashkua me Toronton për të arkëtuar 11-të milionë euro në vit.

Plotë shtatë milionë e gjysmë më shumë se – sa fitonte me napoletanët.

Ai është futbollisti më i paguar në elitën e futbollit amerikan, e njohur ndryshe si “MLS”.

Insigne – duket që do t’i mbushë xhepat me skuadrën e re, ani pse niveli i futbollit është larg nga top pesë ligat evropiane.

Në vendin e dytë është Xherdan Shaqiri, me 6.94 milionë euro neto – që mund të shkojnë deri në 7.75 me bonuse, teksa në pozitën e tretë gjendet Javier Chicharito Hernandez – që fiton 5.71 milionë euro në sezon. /Shqip.com