Lajme

Iniciohet rast ndaj një femra për kontrabandim të mallrave, tregti e ndaluar dhe shmangie nga tatimi

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pasi kanë pranuar një informatë se një barnatore në Prizren posedon barna pa banderola, informatën kanë filluar ta trajtojë në aspektin policor.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se, bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, së bashku me Inspektoratin Farmaceutik është kryer edhe inspektimi në ketë barnatore.

“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, thuhet tutje në njoftim.

Po sipas njoftimit, sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro.

Me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

/Shqip.com