Lajme

Iniciativa “Liria ka emër” organizon protestë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Iniciativa “Liria ka emër” pritet që me 2 prill të organizojë protestë në mbrojte të ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim. Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Protesta mbahet me 2 prill në ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

/Shqip.com