Lajme Në vend se t’i ulin pagat gjatë pandemisë, ata ulën investimet në linjat hekurudhore

Infrakos me paga vjetore mbi 10 mijë euro, përkundër se subvencionohet nga shteti

Lakmia nuk përfundon këtu.

Kjo është ndërmarrja publike “Infrakos” që për detyrë ka menaxhimin e hekurudhave.

Nuk mbahet mend kur kjo ndërmarrje të ketë operuar me fitim, pavarësisht se numëron plotë tetë drejtori.

“Infrakos” çdo vit shënon më tepër shpenzime se sa të hyra nga fitimi.

Mbi 70 për qind e shpenzimeve shkojnë për paga.

Në vend se t’i kërkojë llogari, shteti veçse e subvencionohen.

 “Zekaj: Për paga do të shkon diku mbi 70 për qind të shpenzimeve të buxhetit, mbi 70 për qind.
Gazetarja: Në vitin e kaluar sa ka qenë?
Zekaj: 78 për qind, për çdo vjet sepse pagat janë kategoria ma e madhe e shpenzimeve, vetëm në shifra po ju thom që në 9 mujorësh vlera e shpenzimeve për paga ka qeënë vitin e kalum 1.5 milion, a këtë vit 1.39 milion”, tregon ushtruesi i detyrës së kryeshefit në Infrakos, Zymber Zekaj

Në deklarimin e fundit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit nga kjo ndërmarrje me pagën më të lartë rezulton ish-kryeshefi, Xhevdet Ramosaj, me 18 mijë euro të hyra vjetore.

Pas tij, vinte zyrtari financiar, Zymer Zekaj me 14,862 euro të hyra vjetore, e që i njëjti tash ka zënë pozitën e Ramosajt.

Sekretari Arsim Deliu me 14,358 euro, Zyrtari i Auditimit me 11,461 euro dhe drejtorët që numërohen hiç më pak se tetë që përfitojnë mbi 12 mijë euro në vit.

Madje, në një dokument të siguruar nga Shqip të datës 5 qershor 2020, kjo ndërmarrje në vend se ta she problem operimin pa fitim, problem për të është mos subvencionimi nga qeveria.

Përkundër shqetësimeve të ngritura, ndërmarrja nuk i uli pagat.

Në vend të tyre, ata i ulën shpenzimet e mirëmbajtjes së linjave hekurudhore, dhe këtë veprim Zekaj e arsyeton me faktin se pagat e tyre janë më të ulëta se të ndërmarrjeve të tjera publike.

“Zekaj: Thotë një fjalë “Shtrijë kamët sa është jorgani”.
Gazetarja: Po pse nuk e keni bo uljen e pagave dhe jo të mirëmbajtjes?
Zekaj: Po pagat tona nuk janë të larta për me i ul në krahasim me ndërmarrjet e tjera e thash edhe ma përpara. Jemi ndërmarrja publike që kemi me pagat më të ulët për nga pagat në nivel të Kosovës.”

Si rrjedhojë, Qeveria këtë vit ka ndarë 800 mijë euro për subvencionimin e “Infrakos”, 200 mijë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

Situatë hiç më e mirë nuk është as në ndërmarrjen tjetër “Trainkos”, që bën menaxhimin me vagonë.

Të njëjtit operojnë me humbje e kanë paga po aq të larta dhe subvencionohen nga shteti.

Por, nga GLPS, Naser Shamollit thotë se pavarësisht se ndërmarrjen janë shtetëtore logjika e operimit me humbje për vite të tëra e pa ulje page nuk duhet të ekziston.

 “A mund të shkohet me parimin e kushtit të tregut unë mendoj që po duhet të vendosen rregulla dhe një mekanizëm shumë i fortë që mund të instalohet është bilanci pozitiv në fund të vitit. Që i bie nëse ka bilanc pozitiv atëherë mund të ngritën pagat, por nëse jo ato mund të ruhen ose së paku të zvogëlohen sepse koncepti i qeverisjes së ndërmarrjes publike nuk është i njëjti si me institucionet publike që financohen direkt nga buxheti i shtetit”.