Ekonomi

Inflacioni rrit kërkesën për kredi, përfshirë ato për patundshmëri

Kredi, ilustrim

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe jo vetëm, ka rritur kërkesën për kredi të reja.

Në pesë muajt e parë të këtij viti janar-maj, kosovarët kanë hyrë në kredi të reja në vlerë të 816.8 milionë eurove.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur vlera e kredive ishte 646.9 milionë euro, rezulton të ketë një rritje prej 169.9 milionë euro më shumë.

Në anën tjetër, rritja e çmimeve të patundshmërive nuk ka ndikuar në uljen e kërkesave për kredi.

Banka Qendrore e Kosovës

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë për banesa, shtëpi e toka kanë shënuar sërish rritje.

Në periudhën janar- maj 2022, vlera e këtyre kredive është 98.1 milionë euro, 20.9 milionë euro më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj kohe kërkesa për këto kredi hipotekare ishte 77.2 milionë euro./SHQIP.com