Ekonomi

Inflacioni global ulë vlerën e aksioneve të Trustit

Trusti

Vlera e aksioneve të Trustit ka rënë në këtë gjashtë mujor të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Fondi i Kursimeve Pensionale, kjo vlerë ka rënë për 70 milionë euro më pak.

Në vitin 2021, vlera e mjeteve nën menaxhimin e Trustit ishte 2.35 miliardë euro, ndërsa aktualisht është 2.28 miliardë euro.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, tregon kjo rënie është si pasojë e inflacionit global.

“Rënia e vlerës së çmimit të njësisë së Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka nisur qysh prej fillimit të 2022, por që kemi pasur rikuperime të kohëpaskohshme. Kjo gjendje e pakënaqshme lidhet me shkallën e lartë të inflacionit global, mbylljen e pjesshme të ekonomisë kineze, shpërthimin e luftës në Ukrainë, sanksioneve ndaj Rusisë, vonesave të shumta në zinxhirin furnizues por edhe ngritjen e fortë të çmimit të naftës dhe gazit. Këta faktorë së bashku kanë ndikuar të kemi një rënie dyshifrore të tregjeve financiare globale. Si pasojë edhe investimet e FKPK-së në tregjet globale janë përballur me rënie të vlerës, por për disa herë më pak sesa indekset kryesore të bursave”, sqaron Demi.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale, Jeton Demi.

Megjithatë, ai ka thotë se ky institucion vazhdon të jetë në kuota pozitive.

“Megjithatë për shkak se Bordi Drejtues i ka lëvizur këtë periudhë gjashtëmujore rreth 2 miliardë euro, dhe i ka përqendruar rreth 1 miliard euro të investuara në Kosovë dhe në tregun e parasë së gatshme, vlerë e çmimit të njësisë në fund të gjashtëmujorit të parë 2021 është reduktuar me rreth 7% nga fundviti 2021. Megjithatë, për faktin se vitin e kaluar kishim ngritje të fuqishme prej rreth 11%, institucioni vazhdon të jetë në kuota pozitive për periudhat më të gjata sesa 1 vit, çka edhe është inkurajuese për synimin afatgjatë që institucioni ka. Njëkohësisht, portofoli konservativ, i kontribuuesve të moshës 63.5 vjeçare është me ngritje pozitive për këtë periudhë prej rreth 1.2%”.

Qytetarët kërkojë tërheqjen e mjeteve nga Trusti pa u ulur më shumë vlera

Qytetarët janë duke u shprehur të shqetësuar për rënien e vlerës së aksioneve të Trust-it.

Për këtë, ata janë duke kërkuar tërheqje të menjëhershme të vlerës prej 30 për qind.

Qytetari nga Fushë Kosova, Sejdi Fazliu ka thënë për SHQIP.com se kjo është shqetësuese dhe një kërkesë e tillë duhet miratohet.

“Në tregjet ndërkombëtarë ka rënie në ato njësi apo asete, por diçka të saktë nuk kanë treguar. Kjo është shqetësuese dhe unë jam i pari në Komunën e Fushë Kosovës që kam nisur me nënshkrimin e peticionit, që e kam përfunduar dhe e kam dorëzuar me 130 nënshkrime. Duhet të bëhet tërheqja sa më shpejtë”.

Organizatori i peticionit, Adnan Jashari.

E një tërheqje të tillë urgjente është duke e parë edhe organizatori i peticionit, Adnan Jashari.

Ai thotë se tërheqja duhet të bëhet para se të këtë ndonjë humbje më të madhe.

Për këtë, tregon se dorëzimi i peticionit nga nënshkrimet e mbledhura do të bëhet më së largu deri në javën e ardhshme.

Deri më tani janë mbledhur 21 mijë e 530 nënshkrime nga peticioni.

“Shkaku i rënies së vazhdueshme të investimeve në Trust është urgjente që bëhet tërheqja më shpejtë, që mos të kemi humbje edhe më shumë si qytetarë. Kriza ka krijuar urgjence në popull prandaj edhe në dëshirojmë që shpejtë të shkojmë me dorëzim të nënshkrimeve në Kuvend”.

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita votoi kundër dhe një pjesë e deputetëve të opozitës kanë munguar në seancë./SHQIP.com