Lajme Botë

Infermierja në pension ndihmon në shpëtimin e jetës së një foshnje në aeroplan

Një infermiere në pension i erdhi në ndihmë një foshnjeje, e cila kishte ndaluar së marri frymë në një fluturim të Spirit Airlines javën e kaluar nga Pittsburgh në Orlando.

Tamara Panzino i tha filialit të CNN WESH se ajo po lexonte një libër me kufjet e saj kur “dëgjoi një stjuardesë të thoshte: “Ne kemi një foshnjë që nuk merr frymë”.

Incidenti ndodhi në fluturimin Spirit 1691 nga Pittsburgh në Orlando të enjten, konfirmoi linja ajrore, raporton CNN.

Ilustrim

“Ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për Tamara që erdhi në ndihmë [të] mysafirëve tanë dhe përshëndesim ekuipazhin tonë për reagimin e tyre të shpejtë”, tha linja ajrore në një deklaratë të dhënë për CNN Travel.

Panzino tha se linja ajrore kishte gjithçka që i nevojitej ekipit për t’u përgjigjur në bord./Shqip.com