Lajme

Infektologu Tolaj: Qeveria veproi vonë, jemi në situatën të mbyllemi në tërësi

Infektologu Ilir Tolaj

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për situatën e rëndë të krijuar me Coronavirus në Kosovë, duke thënë se veprimet e saj janë të ngadalta, transmeton Shqip.com.

Ai tha se lirimi i masave që përfshinë lejimin e dasmave, lokaleve të natës dhe disa aktiviteteve të tjera ka çuar në rritjen e shifrave të infektimeve.

Sipas Tolajt, Kosova është në situatën kur duhet mbyllur sërish.

“Lirimi i masave në përmasat që ishin në Kosovë është një prej shkaqeve se përse kemi një situatë të tillë më valën e katërt të pandemisë dhe përhapja e Deltës e ka bërë të vetën. Qeveria veproi në mënyrë të ngathtë të vonuar edhe kur rastet nisën të shtohen, lejoi lokalet e natës dhe kafeteritë me orar të gjatë”, ka thënë ai për A2.

“Asnjë nga këto veprimtari nuk u shoqërua me masa minimale anti-Covid. Në Kosovë duke lejuar punën e disa segmenteve ne tashmë po përballemi me pasoja dhe vuajtje. Duke synuar të lejojmë një jetë të lirë ekonomike jemi në situatën të mbyllemi në tërësi”, u shpreh më tej Tolaj. /Shqip.com