Sport Shqiptar

Infantino flet për stadiumin kombëtar: Do të vazhdojmë bashkëpunimin

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, po vazhdon vizitën në Kosovë.

Ai ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Infantino ka theksuar se duhet të punohet për një stadium kombëtar që tregon vlerat e shtetit.

“Kosova është një vend i veçanta. Është një shtet i ri por është edhe një shtet që ka shumë talente, në Kosovë por edhe në botë. Ne po bisedojmë si ta bëjmë sportin të arrijë një nivel tjetër. Biseduam për futbollin në shkollë, futbollin në akademi, për stadiumin nacional të këtij vendi, i cili do të ishte simbol i këtij shteti të ri.edhe për stadiumin kombëtar, i cili do të jetë një simbol i një shteti të ri dhe i një shteti që ka të ardhmen përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha ai.

Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrrin.

“Do të doja të kujtoja edhe një person që e kam afër zemrës, Fadil Vokrrin të cilin e kam njohur shumë më herët, para se të bëhem president. Isha edhe te stadiumi për të bërë homazhe për të”.

Infantino u takua edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanim, si edhe Kryeministrin, Albin Kurtin.

Numri një i FIFA-s u takua edhe me Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Hajrullah Çekun.

Ai po ashtu ka bërë homazhe te statuja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri./Shqip.com