Sport Ndërkombëtar

Infantino edhe katër vjet në krye të FIFA-s

Gianni Infantino do të jetë në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera. 52-vjeçari, i vetmi kandidat, u konfirmua për presidencën në Kongresin e 73-të të FIFA-s që po zhvillohet në Kigali të Ruandës dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2027.

“Ne ju premtuam Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve. I vumë vetes synimin për të arritur 6.4 miliardë dollarë. Ne kemi arritur në 7,5 dhe nuk mund t’i merrni këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë”, ka thënë Infantino.

“Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbrojmë futbollin, federatat tona, tifozët tanë nga e gjithë bota. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë dhe paqes, futbolli bashkon botën”, deklaroi Infantino në konferencën për shtyp.

Federata e Futbollit e Kosovës në Kongres u përfaqësua nga kryetari Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj.

/Shqip.com