Lajme

Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka pësuar rritje për 17.72% krahasuar me vitin e kaluar

Produktet bujqësore

Në tre mujorin e parë të vitit 2022, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 15.33%, si edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 25.62%, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovë ka bërë të ditur se , indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 17.72%.

“Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve . Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në njoftim.

ASK-ja ka bërë të ditur se grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula”, thuhet në raportin e ASK-së./Shqip.com