Incidenti në takimin e Lauretës ende pa nisur, ja çfarë ndodhi
Publikuar:
(17.03.2022 09:22:28)

Incidentet në programin “Përputhen janë bërë të shpeshta.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në takimin e Lauretës dhe Nertanit.
Sipas Lauretës ka qenë Neritani ai që e ka dashur këtë takim ndërsa në makinë ka filluar të bëjë krahasime rreth konkurrentëve të tjerë.
“Këtu jam për të njohur djemtë por logjika e tij përmendte personazhet e tjerë duke bërë krahasime”, ka deklaruar ajo.

Neritani i kundërshtoi fjalët e saj duke e akuzuar se ka qenë ajo shkaku i prishjes së takimit.
“Më vuri në pozitë të vështirë. Arriti një moment që vetëm bërtiste”, ka thënë ai.
Të dyja palët kishin versionet e tyre në lidhje me situatën e krijuar./SHQIP.com