Rozë

Incidenti me fansin në koncert, kërkon falje menaxheri i Melindës

Melinda Ademi dhe Granit Jashari

Melinda është përballur më një situatë jo të këndshme në Vjena të Austrisë.

Kjo pasi gjatë kohës sa ishte në koncert ajo është tërhequr nga këmba nga një fans duke dashur të rrëzojë.

Kjo e fundit më pas është afruar duke dashur që t’i marrë telefonin atij, mirëpo ai ka reaguar duke e tërhequr prapë.

Kjo situatë bërë që të reagonin edhe sigurimit dhe menaxhmentit të saj për t’i dalë në ndihmë reperes nga Mitrovica.

Kjo nuk ndikoi në performancën e krijuese së shumë hiteve, e cila më pas ka vazhduar interpretimin.

Për këtë ka reaguar menaxheri i Melindës, Granit Muhaxheri, i cili në postimet në Instagram.

Muhaxheri i ka kërkuar falje fansit dhe ka sqaruar të gjithë ngjarjen duke thënë se një gjë e tillë po i ndodhë për herë të parë pasi çdo herë ka preferuar të jetë larg vëmendjes syrit të publikut.

“Sqarim për incidentin e datës 26 Mars ne Vjene: Kërkojë ndjese ndaj djalit për ‘sulmin’ qe e kam bere ne koncert. Te gjithë prej juve qe me ndjekin dhe keni pak ose shume informata për Granitin, jeni ne dijeni qe ne 7 vite si menaxher i këngëtareve, dhe ne 7 vite karriere me koncerte te panumërta nuk ka ndodh një gjë e tillë kurrë. Bile, bile shumica prej jush nuk më keni njohur sepse unë vet nuk e kam qejf vëmendjen, nuk kam qejf të jem titull i portaleve, gjithmonë kom pas dëshirë me qëndruar prapa kamerave, prapa DJ, e jo të dal në publik e aq ma pak me këso gjera negative, tronditëse. Mirëpo, po ju them që është skandali im i parë dhe ju premtoj që do të jetë i fundit”, ka shkruar Graniti.

Ai tutje u shpreh se bazuar në profesionin e tij për të është gjithmonë primar artisti, dhe kjo ka bërë që të ketë një reagim nga ana e tij.

“Nga këndvështrimi im po flas që ka qenë tmerruese, pasi në mendjen time si dhe në profesionin tim primar kemi artistin/en. Ka qenë punë sekondash, edhe kom menduar që fansi do e ngreh nga vetja Melindën e t’i bëj diçka shume të keqe dhe në moment nga frika e madhe mendja më shkon që është paguar për këtë gjest. E di që nuk është arsyetim të them që jam shqiptar (dhe krenar me këtë gjë), dhe gjaknxehtë por si të gjithë tjerët edhe un jam rritur në një frymë që një femër është një motër, nënë, vajzë, shoqe, grua e dikujt dhe në moment të parë që ajo nuk ndihet rahat nga një situatë e krijuar nga një mashkull duhet mbrojtur. Nga frika e madhe që mos po i ndodh diçka Melindës ka ardhur edhe reagimi im që nuk jam aspak krenar me të. Thjesht ka qenë punë sekondash, nuk e kuptova sakte se çfarë po ndodh, dhe instinkti i një mashkulli të mbrojë një femër se mos po i ndodh diçka”, thuhet tutje në postimin e tij.

Në një tjetër shkrim, Muhaxheri tha se do të dëshironte të takohej me fansin që u përfshi në këtë situatë dhe t’i kërkonte falje edhe personalisht, pasi tashmë këtë ata e kanë bërë përmes mesazheve.

Ndërkohë të njëjtin reagim e ka shpërndarë edhe Melinda në InstaStory e cila ka treguar versionin e ngjarjës.

Lexo edhe:
Melinda Ademi tregon situatën e incidentit në koncert

Sipas këngëtares ishte e frikshme se si fansi tentoi ta kapte për këmbe, dhe se qëllimi i vetëm i saj ishte të ja merrte telefonin dhe të bënte një video ku do t’i thoshte atij se nuk është e hijshme të kapet femra për këmbe./SHQIP.com