Incidenti Mane-Sane, trajneri i Senegalit: Është dashur të mbetët në dhomat e zhveshjes

Trajneri i Kombëtares së Senegalit, Aliou Cisse ka folur rreth incidentit të Sadio Mane me bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Leory Sane.
Kjo dyshe u kapen në tunelin e stadiumit “Etihad” dhe u raportua se lojtari senegalez e goditi me shuplakë futbollistin gjerman.
Këtë moment e ka komentuar edhe ish-futbollisti, tani trajner i Mane-s te Senegali, Aliou Cisse.
“Këto janë fakte nga dhoma e zhveshjes. Unë s’dua të jap ndonjë koment për ta. Në realitet ajo që ndodhi nuk duhet të dilte nga dhomat e zhveshjes, ashtu nga aty ne mbajmë shumë sekrete, pse të mos mbahet edhe kjo. E rëndësishme për mua është që Mane të gjejë formën e tij”, u shpreh Cisse.
Kujtojmë që Bayern Munich e ka dënuar lojtarin me një gjobë dhe e ka larguar nga grumbullimi për ndeshjen e ardhshme në Bundesliga, ndaj Hoffenheim.
/Shqip.com