Lajme

Incident në Kurum, shufra e hekurit shkëputet nga makineria, dëmtohet në këmbë vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (8 Janar 2024) në ambientet e kompanisë “Kurum International” pranë ish-metalurgjikut.

Vëllai i ish-ministres së Arsimit Evis Kushi, Mikel Caku ka mbetur i plagosur pasi një shufër hekuri u shkëput nga makineria e prodhimit duke i dëmtuar këmbën.

58 vjeçari punonte si ekspert për sigurinë e zjarrit dhe incidenti u shënua në sektorin e Petëzimit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- njofton sot në mbëmje policia.

Sipas burimeve të Report Tv, incidenti ndodhi teksa po instalohej një pajisje e re, informon gazetari Ronaldo Gjoshi.

58 vjeçari fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit, më pas është transportuar në një spital të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Materialet procedurale për ngjarjen i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Shqip.com