Inaki Willimas do e përfaqësojë Ganën
Publikuar:
(05.07.2022 22:56:21)

Ftesën nga Spanja e priti gjatë, por nuk i erdhi.
Ani pse që nga viti 2016 nuk ka munguar në asnjë ndeshje të La Ligës, Inaki Willimas nuk ishte në planet e Luis Enriques.
Shtatgjati ka bërë një zgjedhje interesante: ka vendosur ta përfaqësojë Ganën.
28 vjeçari – do e ketë fatin tashmë ta luaj në Kampionatin Botëror – për herë të parë.
Gana – gjendet në grup me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë Jugore.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos – njihet për shpejtësinë e tij të dritës.
Teksa, sezonin e fundit shënoi tetë gola dhe asistoi pesë herë.
Në të kaluarën – ai ka djersitur fanellën e grupmoshave spanjolle – deri në U-21./Shqip.com