Lajme

Ina Zhupa: Edhe UNESCO është kundër koncesionit të Butrintit, thirrje Kushtetueses

Pak minuta para nisjes së seancës plenare deputetja demokrate Ina Zhupa nga oborri i Kuvendit i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që në seancën e sotme të bëjë drejtësi dhe të vendosë në favor të interesit publik.

Po ashtu, ajo kujtoi se edhe UNESCO është kundër koncesionit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Zhupa tha se do të mbahet sot një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se UNESCO s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit.

Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, tha ajo.

/Shqip.com