Sport Ndërkombëtar

Immobile – top golashënuesi i Serie-s A

Ciro Immobile

Vazhdueshmëria e rezultateve pozitive po u mungon, përkundër ardhjes së Maruizo Sarrit në krye.

Por, situatë tjetër është për Ciro Immobile, i cili po e mban stafetën për gola në Serie A, shkruan Shqip.com.

Sulmuesi italian është duke kaluar në formë jetësore dhe tash e sa sezone po tregon që është ndër sulmuesit më të mirë në botë.

32 vjeçari e ka tundur rrjetën dhjetë herë këtë sezonë, duke hero në shumë ndeshje – për skuadrën e tij.

Ciro Immobile sets Lazio on way to rain-soaked win at Crotone - Eurosport
Immobile

Ciro është futbollisti kryesor i Lazios edhe në këtë sezonë, ndërsa përveç golave ka regjistruar edhe dy asistime.

Prapa tij, me një gol më pak është Giovanni Simeone, i cili është i biri i Diego Simeones, trajenrit të Atletico Madrid.

Sa i përket tablelës, Lazio gjendet në pozitën e pestë në tabelë, me 21 të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara. 12-të më pak se Napoli që është lider./Shqip.com