Sport Ndërkombëtar

Immobile – njeriu i golave në Lazio

Ciro Immobile

Ciro Immobile po vazhdon të jetë njeriu kryesor i Lazios.

Sulmuesi italian është autor i pesë golave në Serie A – këtë sezon.

Teksa – numëron edhe dy asistime.

32 vjeçari po jep sinjale që edhe në këtë sezon – do të jetë ndër golashënuesit më të mirë në Evropë.

Por, për momentin – stafetën e mban Marko Arnautovic – që ka realizuar shtatë gola.

Immobile ka kontratë me “Le Aquile” deri në vitin 2026 dhe duket që nuk e ka ndërmend të largohet – ani pse ofertat nuk i kanë munguar. 

Në “Transfermarkt” ai vlerësohet 27 milionë euro.

Ciro – sezonin më të mirë në karrierë e regjistroi në 2018/2019, kur shënoi 36 gola dhe e fitoi Këpucën e Artë./Shqip.com