Immobile – njeriu i golave në Lazio
Publikuar:
(21.09.2022 10:12:13)

Ciro Immobile po vazhdon të jetë njeriu kryesor i Lazios.
Sulmuesi italian është autor i pesë golave në Serie A – këtë sezon.
Teksa – numëron edhe dy asistime.
32 vjeçari po jep sinjale që edhe në këtë sezon – do të jetë ndër golashënuesit më të mirë në Evropë.
Por, për momentin – stafetën e mban Marko Arnautovic – që ka realizuar shtatë gola.
Immobile ka kontratë me “Le Aquile” deri në vitin 2026 dhe duket që nuk e ka ndërmend të largohet – ani pse ofertat nuk i kanë munguar.
Në “Transfermarkt” ai vlerësohet 27 milionë euro.
Ciro – sezonin më të mirë në karrierë e regjistroi në 2018/2019, kur shënoi 36 gola dhe e fitoi Këpucën e Artë./Shqip.com