Lajme

Ilir Peci, betohet kryetar i ri i Zveçanit

Ilir Peci, betohet kryetar i ri i Zveçanit
Ilir Peci, betohet kryetar i ri i Zveçanit

Ilir Peci është betuar si kryetar i ri i komunës së Zveçanit.

Betimin, Peci e ka kryer në shkollën “Isa Boletini”.

Përveç Pecit, betimin e kanë dhënë edhe asamblistët e kuvendit komunal të Zveçanit.

Pak më parë është betuar edhe kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ndërsa në orën 13:00 pritet të betohet edhe kryetari i Leposaviqit.

Ndryshe, nënkryetarët e komunës së Zveçanit ende nuk janë zgjedhur, ndërsa kryesuese e Kuvendit komunal është zgjedhur Selvete Kelmendi.

/Shqip.com