Sport Shqiptar

Ilir Daja vlerësohet si trajneri më i mirë i vitit në Kosovë

Ilir Daja, trajner i Ballkanit

Pa dyshim meritë për sukseset e skuadrës së Ballkanit gjatë këtij viti ka qenë edhe trajneri i spikatur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Ai me karakterin, profesionalizmin dhe punën e bërë arriti që të ndërtojë një skuadër të suksesshme dhe përplot motiv.

Arritjet e klubit të Ballkanit kanë bërë që Ilir Daja të vlerësohet me meritë trajneri më i mirë i vitit në futbollin e Kosovës.

Çmimin e ndau trajneri i shquar dhe legjenda e futbollit kosovar, Ajet Shosholli

“Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm.

Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesorë, presidentin Kabashi, do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha trajneri Daja.

/Shqip.com