Sport Shqiptar

Ilir Daja: Këto penallti nuk jepen as në basketball

Ilir Daja

Ilir Daja, trajner i Ballkanit, ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtarëve të takimit Prishtina – Ballkani.

“Nuk rri dot pa folur për arbitra. Ndeshja filloi me penallti, që nuk jepen as në basketboll edhe anullimi i golit është panoramë e vitit të kaluar.

Më shumë e kërkoi Prishtina fitoren ishin më të fortë në dyluftime”, tha Daja pas ndeshjes.

Ballkani humbi nga Prishtina dhe u eliminua nga Kupa.

/Shqip.com