Lajme

IKShPK: Varianti delta po përhapet me shpejtësi

Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka apeluar se variant Delta po përhapet me shpejtësi.

Të mërkurën, u raportuan edhe 888 infeksione me COVID-19.

IKShPK, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Rastet aktive janë 3 mijë e 489, ndërsa vetëm pak kohë më parë numri i infeksioneve ishte një shifror.

Varianti i Delta është përhapur në pjesën më të madhe të botës, dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se “shumica e rasteve me COVID janë delta’. /Shqip.com