Lajme

IKSHPK tregon situatën aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara

Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.

Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në ato zona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një reagimi ka njoftuar për zonat se ku janë regjistruar turbullira më të theksuara në ujin e pijës.

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë:  fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabirka në Shipolit- Mitrovice  dhe fabrika  ne Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik

Në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me te rreshura te shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlere te ngritur te turbullires e cila i tejkalon vlerat standarde te lejuara.

Mostrat per ekzaminim bakteriologjik deri me sot rezultojnë brenda standardeve te parapara.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

Rekomandohen konsumatoret qe uji para perdorimit te vlohet si mase e sigurise bakteriologjike e zbatueshme ne situata me turbullire te shtuar ne resurse

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të  deri në stabilizimin e plotë të gjendjes“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

/Shqip.com