Lajme

IKSHPK-ja uron qytetarët për festën e Bajramit, apelon që të mbahen maskat në ambiente të mbyllura

Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka uruar besimtaret mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në faqën e tyre zyrtare, IKSHPK-ja kahas urimit ka rekomanduar qytetarët që të bartin maska në ambientet e mbyllura.

“Të nderuar qytetarë! Gëzuar Festa e Kurban Bajramit! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni”, thuhet postimin e IKSHPK-së.

Sot në Kosovë janë raportuar për tre persona të vdekur nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Ndërsa nga MSH-ja është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 397 raste pozitive dhe janë shëruar 167 qytetarë.

Ndërkaq, IKSHPK-ja ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen.

Sipas këtij instituti, vaksinimin deri me dozën e tretë mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare.

Kurse, personat mbi 60 vjeç mund të vaksionohen me dozën e katër, me kusht që të  kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë./Shqip.com