Lajme

IKSHPK-ja bën thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19

Vaksina COVID-19,

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u bën thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen sa më shumë nga COVID-19.

Në njoftimin e IKPSHK-së thuhet se me vaksinim do ta kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se më rritjen e rasteve mund të ndodh edhe kufizimet e masave.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe. Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 932 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356 mijë e 771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com