Lajme

IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Punblike në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për qytetarët që ti vendosin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Kjo thirrje nga IKSHPK-ja vjen në momentin kur në Kosovë gjatë ditës së sotme janë raportuar 205 raste të reja me COVID-19.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni. Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar, thuhet më tutje në reagimin e IKSHPK-së./Shqip.com