Lajme

IKD mirëpret rregulloren e re e cila ndëshkon deputetët të cilët mungojnë në seanca

Instituti Kosovar për Drejtësi ka mirëpritur rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës  i cili ndëshkon deputetët të cilët mungojnë në seancat e Kuvendit. 

IKD-ja vlerëson se ndëshkimi financiar i deputetëve të cilët nuk tregohen të përgjegjshëm ndaj detyrave të tyre ka qenë i domosdoshëm për shkak se Kuvendi ishte treguar joefikas në punën e tij për shkak të mungesë së kuorumit.

Në konfencën për shtyp, Jeton Hasani ka deklaruar se deputetët shpeshherë nuk ishin në krye të detyrës.

“Rregullorja e re përcakton sanksione financiare për deputetët që mungojnë në punimet  e Kuvendit dhe kjo përfshinë si  deputetët që mungojnë në seancat plenare dhe ashtu në mbledhjet e komisionit. Një gjë e tillë bëhet me qëllim që të parandalohet bllokimi i vendimmarrjes në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit që ka qenë deri tash shumë problem i madh. Sanksionimi financiar i deputetëve padyshim është e mirëpritur ngase shpeshherë deputetët shpërfillin detyrat e tyre dhe kjo ka ndikuar në efikasitetin e kuvendit”, ka thënë ai.

Por IKD-ja shpreh vërejtjen se rregullorja e re nuk njeh format e veprimit opozitar ngase me këtë rregullore mund të ndëshkohen deputët të cilët bojkotojnë seancat.

Thotë se ka raste kur subjektet politike opozitare bojkotojnë seancat për shkak se nuk pajtohen me veprimet e opozitës.

“Mirëpo rregullorja dështon të njoh edhe format legjitime të veprimit politik të cilat nuk kufizohen vetme në pjesëmarrjen fizike në Kuvend siç është rasti i bojkotit opozitar që konform standardeve ndërkombëtare duhet që të garantohet për opozitën”, ka thënë Hasani.

Ndryshe rregullorja e re e Kuvendit është miratuar në leximin e parë me 22 shkurtë dhe është përkrahur nga të gjitha subjektet politike./Shqip.com