Lajme

IKD kërkon që Ligji për Pagat të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit NR. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Me qëllim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm. Përmes kësaj letre, IKD kërkon nga Avokati i Popullit që ta trajtojë këtë çështje dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të iniciojë Ligjin NR. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në kërkesën e IKD.

Gjatë ditës së djeshme, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji i Pagave, një ditë pas dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Lexo edhe:
Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji i Pagave

Përkundër kundërshtive të mëdha për këtë ligj, Ligji i Pagave tashmë është i plotfuqishëm me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Megjithatë, në dokumentin e Ligjit për Paga nuk bëhet e ditur vlera e koeficientit. Zyrtarët qeveritarë kanë bërë të ditur se kjo vlerë do të publikohet përgjatë janarit.

Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.

Për ta parë dokumentin e plotë klikoni këtu.

/Shqip.com