Lajme

IHMK: Reshjet e shiut të martën, mund ta vështirësojnë gjendjen në Mitrovicë e Skenderaj

Për ditën e marte është paralajmëruar sërish reshje.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së këto reshje mund ta vështirësojnë situatën e përmbytjeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.

“Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK_s, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), gjatë datës 24/01/2023, pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit”.

Qytetet e Klinës, Mitrovicës, Skenderajt gjatë ditës së enjte u përballen me vërshime dhe reshje të shumta të shiut.

Njoftimi

Sot gjatë ditës për vizitë në Skenderaj dhe Mitrovicë ka qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai u ka premtuar këtyre komunave mbështetje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

/Shqip.com