Lajme

IHMK për Shqip.com: Kosova s’ka radarë për t’i parashikuar stuhitë

Ilustrim
Ilustrim

Kosova këto ditë të muajit korrik po përjeton një valë të nxehtë dhe të thatë me origjinë nga Afrika.

Kjo valë pritet të zgjatë edhe për disa ditë.

Por, ndryshe nga vendi ynë, disa shtete fqinje u përballen me stuhi të fuqishme.

Në një përgjigje për Shqip.com, zyrtarë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë treguar nëse vendi ynë do të përballet me stuhi të tilla.

Kosova deri më tani asnjëherë nuk është ndikuar nga një stuhi ku shpejtësia e erës ka arritur në 180km/h, sepse orografia e shtetit tonë i ka disa përparësi që stuhitë të jenë më të dobësuara. Të ne stuhitë përcjellën me reshje të breshëritë dhe erëra më të dobësuara”, ka thënë për Shqip.com, Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Tutje, ai ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitete për të parashikuar më herët stuhitë.

Kjo situatë meteorologjike erdhi si pasojë e temperaturave të larta dhe luhatjes së fushave barike, gjë që në këto situata krijohen këto stuhi, por që parashikimi i tyre është i pamundur në interval të gjatë kohor, por vetëm 2-3 orë më herët edhe kur dihet së Kosovës i mungon radari, por ne si punëtorë profesionistë bazohemi në disa parametra tjerë meteorologjik”, ka thënë tutje Aliu.

Ai bëri me dije se, në Kosovë erërat më të fuqishme fryjnë në veriperëndim të vendit dhe i atakojnë qytetet, Istogun, Pejën, Klinën dhe zonat për rreth.

Stuhitë janë kur era kalon mbi 20m\s ose mbi 72km/h”, ka thënë ai.

Tutje, ia ka njoftuar se mbi vendin tonë, mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por gjithsesi jo si ato që goditen disa shtete të rajonit dhe më gjerë.

Në ketë situatë që jemi tani dhe në këto fusha termike të bllokuara që disa ditë mbi vendin tonë, mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por gjithsesi jo si ato që goditen ato shtete. Sipas parashikimeve numerike, ky i nxehtë afrikan do të vazhdoj deri në fund të muajit, sepse temperaturat maksimale asnjë ditë nuk do të bien nën 30 gradë celsius”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, stuhitë kanë përfshirë disa shtete, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe zonave përreth dhe sipas IHMK-së, rrugëtimi i saj shkon drejt lindjes së kontinentit.

Kjo stuhi përveç dëmeve të shumta materiale, ka rezultuar fatkeqësisht edhe me viktima. Shpejtësia e erës në një stacion meteorologjik të rrethinës së Zagrebit arriti në 50 m/s ose shprehura në kilometra rreth 180km/h”, ka thënë në fund për Shqip.com, Besim Aliu.

/Shqip.com