Rozë

Igli Zarka shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten

Iliri dhe Igli

Mbrëmjen e djeshme “Dance Albania” është shoqëruar me debate të ashpëra.

Në të janë përfshirë, anëtari i Jurisë, Ilir Shaqiri dhe konkurrenti Igli Zarka.

Debati nisi pas replikës së bërë nga Ilir Shaqiri i cili tha se Igli Zarka, nuk dinte të vihej në lojë.

“Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambientin që je”.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe Ilgli, i cili i tha se “ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo”.

“Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty’, i ka thënë Iliri.

Ndryshe, Igli Zarka, u eliminua nga gara e kërcimit “Dance Albania”, me vendimin e Ilir Shaqirit./SHQIP.com

/Shqip.com