Rozë Ndërkombëtar

Igli Zarka: Fjala mik në “Big Brother” nuk ha bukë

Igli Zarka

Banorët e Big Brother VIP janë duke qëndruar aktiv me lojëra të ndryshme e që me pas edhe po diskutohen.

Mëngjesin e sotëm Igli bashkë me disa banorë të tjerë kanë diskutuar në lidhje me qëndrimin e tyre në shtëpi dhe se si secili mund të jetë duke e “luajtur” lojën e tij.

Igli Zarka i cili është shprehur në klipin e tij se nuk mund të krijojë shoqëri brenda ka befasuar prapë me përgjigje.

Në një bisedë me Arjolën ai shprehet se fjala mik në këtë shtëpi nuk ha bukë, por fjala respekt po.

“Realisht nuk ke nevoje të jesh njeri i fortë, nuk ka nevojë të shtypesh tjetrin, ka shumë mënyra përshtatje. S’mjaftojnë 100 mije euro që të bëhem i ulet, unë them për veten, kur shkoj në shtëpi ha peshk.

Nuk kam pretendime t’a kem tavanin prej flori. Jemi në një sistem që të gjitha mund t’i arrish, jeta është aq e gjatë sa mua më del koha të bëj çdo gjë që mund të bëj pa fituar ktu”,-thotë ai.

Pas kësaj Arjola ka thënë se për profesionin e saj është në gjendje të rri 48 orë pa gjumë.

“Unë kam bërë projekte nga dashuria e madhe që kam për aktrimin, mund të rri 48 ore pa gjumë, sakrifikohem pasi e dua si gjë. Kam thënë sinqerisht që nuk e dija që do bëhesha kjo, kam punuar pa asnjë lek, kam marr 400 euro për t’u futur brenda, kam qenë e dëshpëruar për t’a nisur diku. Unë do punoj për emrin tim që emri të kthehet dhe të punoj për mua. E di ku qëndroj në treg”./SHQIP.com