Sport Ndërkombëtar

Igli Tare merret vesh me Mario Balotellin

© KEYSTONE / LAURENT GILLIERON
© KEYSTONE / LAURENT GILLIERON

Futbollisti kontravers italian, Mario Balotelli do të rikthehet në Serie A për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të enjten.

Bëhet e ditur se 32-vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios që është në kërkim të një rezervisti për Ciro Immobilen.

Drejtor sportiv te Lazio është shqiptari Igli Tare.

Mësohet se Balotelli ka pranuar ofertën e ekipit italian, i cili po negocion me Sionin për lirimin e tij.

Balotelli ka kontratë me Sionin deri në vitin e ardhshëm dhe po kërkon të largohet nga Zvicra këtë verë për t’u rikthyer në Itali.

Te Sioni, këtë edicion, ai ka shënuar 6 gola, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 2 milionë euro.

Balotelli në vitin 2021 u largua nga futbolli italian, ndërsa në Serie A ka luajtur për Monzan, Brescian, Milanin e Interin.

/Shqip.com