Sport Shqiptar

Përballja me Italinë, Igli Tare: Më shumë mbështes Shqipërinë

Igli Tare

Ish-kapiteni ynë kuqezi, Igli Tare, ka folur në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”.

Në këtë intervistë ai nuk ka shpëtuar pa u pyetur për ndeshjen e ardhshme mes Shqipërisë dhe Italisë që do të zhvillohet më 15 qershor në Dortmund.

“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë. Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë. Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj, kujdes: kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Spalletti është i mirë, ai e di mirë këtë”, ka thënë Tare.

Ai ka folur edhe për shkëputjen nga Lazio dhe të ardhmen e tij.

/Shqip.com