Sport Shqiptar

Idrizi: Humbje që dhemb  

Trepça ’89 ka pësuar humbje në udhëtim te Llapi me rezultat të ngushtë 2-1.

Mitrovicasit kishin rastin të kalonin në epërsi çastet e fundit të pjesës së parë, por nga penalltia nuk arriti të shënojë kapiteni Ardian Muja.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se është një humbje që dhemb shumë për faktin se nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.

“Kjo humbje dhemb shumë, sepse patëm rastet tona, si në pjesën e parë, si në pjesën e dytë. Faktikisht, nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara”.

“Normal që jam i kënaqur me angazhimin dhe dëshirën e lojtarëve për 90 minuta. Megjithatë, duhet përmendur se çdo kontakt i joni me kundërshtarin, ishte faull për kundërshtarin”.

“Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Na presin dy sfida të vështira, ndaj Ballkanit e Gjilanit, por do të kemi kohë për t’u përgatitur për të dyja ndeshjet”, ka thënë Idrizi.

/Shqip.com