Idrisa Gueye nuk pranoi të luante për shkak të ngjyrave – në numrin e fanellës

Mesfushori i Paris Saint Germain, Idrissa Gueye thuhet se humbi fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër Montpellier të shtunën, sepse ai nuk donte të luante me një fanellë që kishte numrin e tij – me ngjyrat e ylberit.
Të gjithë futbollistët në Francë – kishin veshur fanella speciale – gjatë fundjavës në një shprehje solidariteti për të shënuar Ditën e ardhshme Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, të martën më 17 maj, shkruan Daily Mail.
Por ,ish-lojtari i Everton dhe Aston Villas, Gueye, mungoi në ndeshje për atë që menaxheri i tij Mauricio Pochettino tha se “ishin arsye personale, por ai nuk është i lënduar”.
Tani, siç raportohet nga gazeta franceze RMC Sport, arsyeja e lëshimit të Gueye është se ai nuk donte të vishte një këmishë me ngjyra ylberi.
Gueye, 32 vjeçar, është një mysliman i devotshëm dhe ai ndan rregullisht mesazhe rreth besimit të tij – në rrjetet sociale.
Në disa vende islame, homoseksualiteti është i paligjshëm dhe madje dënohet me vdekje.
Në Senegal – vendlindjen e Gueye, homoseksualiteti mund të rezultojë në pesë vjet burgim dhe martesa e gjnisë së njëjtë nuk është e ligjshme.
Madje, në muajin shkurt në Senegal, pati një protestë të organizuar në kryeqytetin Dakhar nga grupe myslimane ultra-konservatore, ku morën pjesë mijëra, duke kërkuar dënime më të ashpra për komunitetin LGBTQ.
Idrisa është gjithashtu përfaqëues i kombëtares së Senegalit në futboll dhe ka zhvilluar 92 paraqitje zyrtare.