Lajme Botë

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e pesë personave në Britani

Foto: FACEBOOK

Jake Davison dyshohet se është dorasi i cili vrau pesë persona e pastaj edhe veten në Plymouth të Britanisë.

Tre femra dhe dy meshkuj u qëlluan në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.

Policia tha se incidenti, të shtënat masive më të këqija në Britani që nga viti 2010, nuk ka lidhje me terrorizmin, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Pesë vdiqën, përfshirë të dyshuarin, në vendngjarje dhe një vdiq në spital. Në mesin e viktimave ishte ishte një fëmijë.

Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter: “Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjet e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë ata që u prekën nga incidenti tragjik në Plymouth mbrëmë. Falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre.”

Dëshmitarja okulare Sharron, e cila jeton aty pranë dhe nuk dëshiroi të japë emrin e saj të plotë, tha se ajo që ndodhi ishte “e tmerrshme dhe aq e trishtueshme”.

“Sulmuesi goditi derën e një shtëpie dhe filloi të qëllonte rastësisht. Ai iku nga shtëpia duke qëlluar ndërsa vraponte dhe vazhdoi të gjuante mbi disa persona në parkun linear nga makina.”

Ajo tha se “sulmuesi vazhdoi përgjatë Avenue Royal Navy ende duke qëlluar”./SHQIP.com