Lajme

Identifikohen rreth 60 lëmoshë-kërkues, prej tyre 33 fëmijë

Jeta e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Jeta e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) ka identifikuar 60 lëmoshë-kërkues prej të cilëve 33 janë fëmijë.

Nga kjo shifër 23 janë nga Shqipëria – 11 nga ta fëmijë.

“Gjatë realizimit të këtij plani, nga 24 deri më 28 tetor 2022, janë identifikuar 33 fëmijë lëmoshë-kërkues. 21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë. Po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë-kërkues të rritur, 16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë”.

Të gjithë fëmijët që kërkojnë lëmoshë, sipas të njëjtit njoftim, kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente.

“Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz. Policia ka iniciuar 18 rate penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

/Shqip.com